Flash News


E-TJERA

Lapajt reagon pasi siguroi 1 mandat: Do u bëj të mallkoni veten

Lapajt reagon pasi siguroi 1 mandat: Do u bëj të mallkoni veten

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” renditet deri tani forcë e tretë politike në vend.

Këto vota janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi.

Ndonëse ka siguruar 3.51 % të votave, Lapaj ka marrë vetëm një mandat deputeti. 

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ai ka reaguar i revoltuar pasi ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm. 

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj.

 

Të fundit