Flash News

E-TJERA

Laporta heq veton për Xavi Hernandez, Barça në pritje të ish-mesfushorit

Laporta heq veton për Xavi Hernandez, Barça në pritje të

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman e ka punën më të komplikuar se kurrë pas barazimit me Cadiz. Katalanasit janë ende në një situatë të dobët që në start.

Drejtuesi i stolit deklaroi se futbollistët e Barçës nuk duhet të ëndërrojnë për lavdi e fitore. Fjalët e trajnerit holandez shkaktuan pakënaqësi dhe debat te futbollistët dhe presidenti i Laporta. Kjo bëri që presidenti të shohë si kandidatin e denjë për trajner Xavi Hernandez.

Ish-mesfushori i “Camp Nou” është kthyer tashmë në kandidatin e vetëm që mund të zero vendin e Koeman. Sigurisht, edhe për tifozët ky do të ishte një lajm i mirë, pasi Xavi dikur ka qenë i preferuari i tyre dhe pavarësisht gjithçkaje vijon të mbetet i tillë.

Por problemi i Xavit është kontrata me Al Saad, e cila është rinovuar deri në vitin 2023 dhe Xavi nuk ka më klauzolën për ta prishur marrëveshjen me klubin.

Të fundit