Flash News

E-TJERA

Laporta kërkon bomberin polak, Hoeness i prerë: Lewa qëndron në 'Allianz Arena'

Laporta kërkon bomberin polak, Hoeness i prerë: Lewa qëndron

Polemikave për largimin e bomberit polak nga skuadra bavareze e  Bajernit të Mynihut, i ka dhënë fund presidenti i klubit Uli Hoeness.

Lewandowski ende nuk ka firmosur për një zgjatje të kontratës me gjermanët, megjithëse i përfundon në vitin 2023. Ka pasur mjaftueshëm zëra se Bajerni i Mynihut do të humbte një aset nga klubi, megjithatë Hoeness shprehet me bindje se Lewa nuk do të largohet nga ‘Allian Arena’.

“Unë supozoj njëqind për qind se Robert Lewandowski do të luajë për Bayernin sezonin e ardhshëm,” tha ai për B/R Portal. "Ai ka një kontratë, është kaq e thjeshtë."

Saga e thashethemeve për largimin e mundshëm të Lewandowskit do të përfundojë vetëm kur vet sulmuesi polak të vendosë për vazhdimin e karrierës së tij nëse do të jetë në ‘Allianz Arena’ apo do të kalojë në ‘Camp Nou’.

Të fundit