Flash News

E-TJERA

Lara Colturi ngjitet e treta në podium gjigandin e Åre në Suedi

Lara Colturi ngjitet e treta në podium gjigandin e Åre në Suedi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka siguruar një vend në podium në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Åre të Suedisë.

Colturi u rendit në vendin e tretë, duke marrë një rezultat të shkëlqyer këtë sezon.

Ky është podiumi i tretë për të në këtë edicion të Kupës së Botës, një arritje e jashtëzakonshme për sportisten 17-vjeçare.

Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, e cila ka dominuar këtë disiplinë gjatë gjithë sezonit, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Alice Robinson nga Zelanda e Re.

Të fundit