Flash News

E-TJERA

Lara Colturi siguron podiumin në Slalomin Special të Semmeringut

Lara Colturi siguron podiumin në Slalomin Special të Semmeringut

Pas përpjekjes së së shtunës në Slalomin Gjigant, Lara Colturi nuk u ndal dhe këtë të dielë shkëlqeu në Slalomin Special në Semmering të Austrisë. Skiatorja shqiptare arriti të ngjitet në podium, duke u renditur e treta me kohën totale 1:49.32.

Në zbritjen e parë, Colturi e mbylli fraksionin në vendin e dytë me 54.79 sekonda, vetëm 0.09 sekonda pas Camille Rast dhe duke lënë pas Mikaela Shiffrin. Në raundin e dytë, ajo regjistroi kohën e pestë më të mirë, 54.60 sekonda, dhe kështu konfirmoi vendin e saj të tretë në këtë garë.

Ky rezultat i shton një tjetër podium në sezonin e saj të shkëlqyer, duke vërtetuar se Lara Colturi po konsolidohet si një prej figurave kryesore të skive alpine ndërkombëtare.

Të fundit