Flash News

E-TJERA

Largime nga Partizani, dy lojtarët që pritet të transferohen shumë shpejt

Largime nga Partizani, dy lojtarët që pritet të transferohen
Foto Ilustruese

Menjëherë pas hapjes së merkatos, Partizani ka nisur ndryshimet, të cilat mund të ishin bërë në verën që lamë pas, nëse futbolli nuk do të ishte bllokuar.

Lojtari i radhës që mund të largohet që këtë muaj nga Partizani është sulmuesi Theofilus Solomon, raporton “Panorama Sport”. Klubi që interesohet për të është Neftçi Baku në Azerbajxhan, aty ku luan edhe Bruno Telushi.

Mësohet se Partizani po pret ofertën zyrtare të azerëve dhe në rast se bëhet fjalë për një shifër të pëlqyeshme, Solomon mund të shitet. Nigeriani ka edhe 1 vit e gjysmë kontratë me Partizanin.

Një tjetër largim, do të jetë Jasir Asani. Një nga futbollistët më të mirë në Superiore, pritet të transferohet brenda pak ditësh në Dubai.

Të fundit