Flash News

E-TJERA

Largimi i Ardi Veliut, Bledi Çuçi: Dha vetë dorëheqjen, nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye

Largimi i Ardi Veliut, Bledi Çuçi: Dha vetë dorëheqjen,

Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka komentuar për herë të parë largimin e Ardi Veliut nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Duke folur në emisionin “Opinion”, ministri tha se Veliu ka dhënë dorëheqjen vetë dhe se nuk i është ushtruar presion për largimin e tij.

Dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje.

Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye.

Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtet është që me kryeministrin që ne kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një këkesë të shtuar ndaj policisë”, tha ministri.

Ministri tha se ditën e nesërme do të zyrtarizohet Drejtori i ri i Policisë, ndërsa shtoi se Gledis Nano është një nga kandidaturat për të qenë drejtori i ri i Policisë.

Të fundit