Flash News

E-TJERA

Largimi i Ballukut, Spiropalit dhe Vëngut, Begaj dekreton ndryshimet në kabinet

Largimi i Ballukut, Spiropalit dhe Vëngut, Begaj dekreton ndryshimet

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në qeveri. Dekretimi vjen pak ditë pasi Rama i dorëzoi Begajt ndryshimet në kabinet, mes tyre shkarkimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Konkretisht, Presidenti Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas dekretimit nga presidenti, ndryshimet në kabinet do të kalojnë në Kuvend për të marrë votëbesimin ku duhen 71 vota dhe më pas ministrat e rinj betohen për të marrë detyrën.

Të fundit