Flash News

E-TJERA

Largimi i Duros, Laçi zyrtarizon rikthimin e ish-trajnerit

Largimi i Duros, Laçi zyrtarizon rikthimin e ish-trajnerit

Trajneri malazez Dejan Vukiçeviç do të drejtojë skuadrën e Laçit sezonin që vjen.

Kujtojmë që Vukiçeviç u largua nga pankina e Laçit 10 muaj më pare, pasi drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me rezultatet e skuadrës në javët e para.

Megjithatë raportet e mira mes palëve, duket se ka shtyrë klubin bardhezi të rikthejë edhe njëherë në  krye të kurbinasve trajnerin Dejan Vukiçeviç.

Zëvendëspresidenti i Laçit Kleo Laska ka thënë se “Vendosëm të rikthenim Dejan Vukiçeviç! Në praktikën tonë si klub kemi bërë shpesh rikthime dhe disa herë na kanë shkuar mirë”.

Pak ditë më patë, Shpëtim Duro i dha lamtumirën skuadrës së Laçit. Ai dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme, pasi mbeti i zhgënjyer nga eliminimi në Europë i skuadrës përballë Petrokub.

Të fundit