Flash News

E-TJERA

Largimi i punonjësve pas dhënies me koncesion, Drejtori i spitalit të Shkodrës e mohon: E pavërtetë

Largimi i punonjësve pas dhënies me koncesion, Drejtori i spitalit
Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti ka mohuar se do të ketë largime të punonjësve të laboratorit të këtij spitali, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion.

Dajti tha në për mediat se kontrata e punës nuk i është ndërprerë asnjë punonjësi, ndërsa shtoi se do të jene pjesë e marrëveshjes se re me koncesionarin.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Nga ana tjetër, ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion, por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune”, tha Dajti.

Të fundit