Flash News

E-TJERA

Largimi i të rinjve/ Përfaqësuesi i BB: Jemi të shqetësuar. Rama shfajësohet: Kënga e ikjeve është trend

Largimi i të rinjve/ Përfaqësuesi i BB: Jemi të

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka ngritur si problem shqetësues emigrimin masiv të të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Salinas tha nga konferenca e përbashkët për shtyp me Ramën, se pagat janë vetëm një pjesë qe i detyrojnë të rinjtë të largohen, teksa pasha tjetër bie mbi perspektivën dhe aspiratat për jetën.

Salinas: Sfida është të krijojmë mundësi më të mira pune. Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria. Jemi njohur me këtë nismë, çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, po kështu kur shohim, kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë është çështja e pasjes së mundësive për të zhvilluar aspiratat. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas për mënyrën se si mund të trajtojmë çështjen për të mundësuar sektorin privat në vend, ka më shumë potencial për investimet për të, ka një nivel shumë të lartë prodhimi, së bashku na duhet të ecim drejt një niveli më të lartë veprimtarie, shumë gjëra duhet të vendosen në vendin e duhur, kemi nisur bashkëpunimin me Ministrinë e Financës. Sa u takon pagave, ka një paketë masash që është e rëndësishme.

Nga ana tjetër, kryeministrit Rama u shfajësua kur erdhi puna te çështja e largimit të të rinjve. Rama e quajti “këngën e ikjes” kur tha se ky është trendi dhe koha në të cilën jetojnë, duke mohuar që të rinjtë e braktisin vendin e tyre për shkak të krimit, korrupsionit apo pagave.

Rama: Sa i përket kësaj këngës së ikjeve, ishim në Verona për panairin e verës, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, 158 miliardë dhe ka 5 milionë banorë, 600 mijë ndërmarrje dhe kemi pasur një darkë pune me guvernatorin dhe e e dini cili është shqetësimi më i madh, largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë. Po pse ikin? Se ka korrupsion, se ka krim, se nuk ka shërbime? Ikin sepse kjo është koha që jetojmë. Njerëzit shkojnë sepse kjo kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vende me të ardhura më të larta, nuk ka asnjë çelës magjik, asnjë forcë që të përmbysë këto trende, duhet vetëm hap pas hapi, kjo rritje do të ndihmojë shumë, por nuk do ta frenojë globalizmin apo trendet që janë historike të kohës, thjesht dhe flitet gjithmonë për të ikurit, thuhen shifra që e bëjnë 7 herë 7 42 të jetë algjebër jo lajthitje aritmetike. Patjetër ka më shumë ikje se sa kthime por ka kthime që rriten paralelisht, nuk kemi pse habitemi por të ulim kokën dhe të punojmë.

Të fundit