Flash News

E-TJERA

Largohet nga detyra drejtori i burgut të Reçit

Largohet nga detyra drejtori i burgut të Reçit

Dede Zhivani është larguar nga detyra si drejtor i burgut të Reçit. lajmin e ka bërë me dije vetë Zhivani përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Ende nuk dihet se kush do e zëvendësoje Zhivanin në atë post dhe arsyet e largimit të tij. Ai e mori postin e drejtorit të burgut të Reçi në muajin tetor të vitit 2019.

Zhivani ka falenderuar stafin dhe punojësit e burgut për bashkëpunimin dhe shprehet i sigurt se do i mungojnë.

Postimi i plotë:

Sot, pas një periudhe relativisht të konsiderueshme u ndava me kolektivin e institucionit, me të cilët punuam fort e përballuam punë e situata jo të lehta, por besoj me sukses.

Admirim e konsideratë të veçantë për këtë kolektiv e b.punëtorët tanë të nderuar e shumë të përkushtuar në punë.

Ky staf do më mungoj dhe me siguri do më marrë malli. Më mbetet vetëm t’ju uroj shëndet,suksese në punë e lumturi familjare. Me shumë konsideratë pozitive e respekt për Ju.

Miku Juaj Dedë ZHIVANI

Të fundit