Flash News

E-TJERA

Largohet nga klubi i Premier Ligës, futbollisti shqiptar firmos me Grasshoperin

Largohet nga klubi i Premier Ligës, futbollisti shqiptar firmos me

Futbollisti shqiptar Meritan Shabani është larguar nga skuadra angleze ‘Ëolverhampton Ëanderers’ pas tri vitesh qëndrim, duke firmosur një kontratë të re me zvicerianët e ‘Grasshopers’.

23-vjeçari nga Kosova pësoi dy lëndime të rënda që e mbajtën shumicën e kohës jashtë fushave në Angli. Megjithatë, së fundmi, Shabani i bashkohet kampionëve të Zvicrës ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shqiptarë të tjerë si Amir Abrashi, Shkëlqim Demhasaj, Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Leonardo Uka.

 

Të fundit