Flash News

E-TJERA

"Largohu!"/ Protesta në Velipojë, policia përdor dhunë ndaj banorëve

"Largohu!"/ Protesta në Velipojë, policia përdor

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë mobilizuar sërish në protestë paraditen e kësaj të mërkure për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zonën e tyre.

Kjo është hera e dytë që ata dalin në protestë, ndërsa gjatë protestës së sotme ka pasur edhe përplasje me forcat e policisë.

Në pamjet e publikuara, duket se policia ka tentuar të largojë banorët me dhunë, të cilët kishin bllokuar punimet në zonën e ndërtimit.

Një oficer i policisë dëgjohet duke i thënë një banori, "Largohu, ec, largohu", ndërkohë që e largon me shkop gome nga vendi i protestës. Situata ka qenë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të resortit në këtë zonë.

Të fundit