Flash News

E-TJERA

Lavazhi në Tiranë shërbente si bazë për shitjen e dr*gës, arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër

Lavazhi në Tiranë shërbente si bazë për shitjen e

Policia e Shtetit ka goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet. Aktiviteti kriminal ishte kamufluar pas një lavazhi të marrë me qira në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga rane dy vëllezër, D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç., 38 vjeç, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe dyshohet se e përdornin për shpërndarjen e kanabisit dhe kokainës. Në pranga ra edhe, M. Z., 30 vjeç, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga dhe një tjetër shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një pajisje për bllokimin e valëve, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit