Flash News

E-TJERA

Lazio dhe Napoli nuk gabojnë, Rrahmani bën gafë dhe “djeg” shansin

Lazio dhe Napoli nuk gabojnë, Rrahmani bën gafë dhe

Lazio dhe Napoli nuk gabojnë në Serie A, duke bërë një hap të rëndësishëm për zonën e Champions League, në një renditje që momentalisht sheh 5 ekipe në 3 pikë për vendin e katërt.

Lazio, sërish pa Strakoshën në portë, fiton 0-2 në transfertë kundër Parmës, me golat e Luis Aberto dhe Caideco, duke zhytur Parmën në zonën e nxehtë për rënie nga kategoria, dhe pret me padurim ndeshjen e radhës, që është derbi me Romën e vendit të tretë.

Napoli deri në minutën e 89-të rrezikon të mbetet pas nga një Udinese në formë dhe që pati raste të shumta, por në minutën e fundit ish-milanisti Bakaykoko shënon me kokë dhe i jep Gattusos një trepikësh të artë.

Duhet evidentuar që pas avantazhit me Insigne, Udinese barazoi me Lasagna  falë një gafe në dhënien e topit të mbrojtësit Amir Rrahmani,  që duket sikur ka djegur mundësinë rrallë për t’u nisur titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërkohë që Hysaj luajti për 90 minuta./A2

 

Të fundit