Flash News

E-TJERA

Lë pas dy orësh ambientet e SPAK, Mediu: Ç’lidhje ka shpërdorimi i detyrës me arsyen pse jam thirrur?

Lë pas dy orësh ambientet e SPAK, Mediu: Ç’lidhje ka

Pas afro dy orësh, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka lënë ambientet e SPAK. Ai u thirr për të dëshmuar mbi padinë e depozituar nga PS për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Mediu nuk dha detaje, duke theksuar se do të ruajë konfidencialitetin e dëshmisë së dhëbë. I pyetur nga gazetarët nëse e ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ishte ministër, Mediu u shpreh se nuk ka lidhje me arsyen pse ishte thirrur në SPAK.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”, tha Mediu.

Të fundit