Flash News

E-TJERA

“Le të jetë kriminel, të merret me drogë”, Halit Valteri: Po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit

“Le të jetë kriminel, të merret me drogë”, Halit

I ftuar në emisionin “Politik On”, në RTV Ora, ku po diskutohet mbi listat e kandidatëve për deputetë të partive politike dhe përfshirjen në to të individëve që kanë probleme me ligjin, deputeti i “Opozitës së Re” por që në 25 Prill garon në listën e PS në Tiranë, Halit Valteri, ka bërë një deklaratë jo të zakontë.

Sipas tij, nëse edhe një kriminel i garanton vota, ai i është falënderues.

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred Lela: Do të të jap ca vota…

Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua.

As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani...

Të fundit