Flash News

E-TJERA

Lea Ypi: Himni në shkolla dhe përkujtimi i Skënderbeut, nacionalizëm idiotesk

Lea Ypi: Himni në shkolla dhe përkujtimi i Skënderbeut,

Çdo të hënë mësimi në të gjitha shkollat do të nisë me këndimin e himnit kombëtar.

Ky vendim është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama sot me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Vendimi i çuditshëm ka ngjallur mjaft reagime edhe në rrjetet sociale. Shkrimtarja dhe filozofja shqiptare, Lea Ypi në një postim në twitter e cilëson himnin në shkolla më shumë si një nacionalizëm idiotesk.

“Shqipëria është e bashkuar në kremtimin e heroit të saj mesjetar Skënderbeut sot dhe duket se e ka bërë të detyrueshëm në shkolla (çdo javë) këndimin e himnit kombëtar.

Është e qartë se ajo që i duhet botës tani është më shumë nacionalizëm idiot”, shkruan Ypi.

Të fundit