Flash News

E-TJERA

Lea Ypi: Retorika ndaj shqiptarëve është bërë negative, Anglia të kërkojë falje

Lea Ypi: Retorika ndaj shqiptarëve është bërë negative,

Shkrimtarja Lea Ypi, njëherazi lektore në Britaninë e Madhe, ka treguar se si po shihet çështja e emigrantëve shqiptarë nga britanikët.

E ftuar në studion e ‘Opinion’, Ypi tregoi se retorika e përdorur së fundmi nga zyrtarët britanikë, është shumë negative. Shkrimtarja shton se ky ka qenë një problem i vazhdueshëm nga vitet 2009-2010 kur u shpërngul në Britani.

“Në kohët e fundit retorika është bërë shumë negative, në fakt ka qenë një problem i vazhdueshëm ky i imazhit shqiptar në mediat britanike. Unë kam lëvizur në Britaninë e Madhe në 2009-2010 dhe që atëherë imazhi i shqiptarëve në media ka qenë gjithmonë ai i grupeve kriminale, trafikantëve. Kjo retorikë ka qenë gjithmonë aty. Tani është shtuar”, tha Ypi.

Ypi theksoi se Shqipëria duhet të kërkojë respekt nga vendet e tjera, teksa shtoi se Anglia e ka për detyrë të kërkojë falje.

“Unë thash që Shqipëria ka për detyrë të kërkojë respekt nga shtetet e tjera. Dhe kjo është një çështje e  respektit bazik. Në qoftë se kjo do i ishte bërë çdo komuniteti tjetër, për të cilin është diskutuar, po të themi komunitetet herreje, apo komunitetet e Europës lindore. Imagjinoni sikur kjo fushatë që ju bë shqiptarëve në grup të bëhej në çdo grup tjetër,  përfytyroni sikur të ishin gjermanët, italianët, anglezët se sa revoltë do të kishte patur nga ai komunitet, për të thënë nuk mund ti bëni këto përgjithësime. Fakti është se ata bën përgjithësimi dhe kanë për detyrë të kërkojnë falje. Është një lloj respekti që na ka munguar dhe që unë besoj se ne të paktën mund ta kërkojmë. Tani sa fuqi kemi ne për të bërë presion është çështje tjetër, por për t’u bërë zëdhënës i kësaj kërkese, them se kjo  është minimalja”, shtoi Ypi.

Të fundit