Flash News

E-TJERA

Probleme me shëndetin, Gjykata cakton dy ekspertë mjeko-ligjorë për Lefter Allën

Probleme me shëndetin, Gjykata cakton dy ekspertë mjeko-ligjorë

Ish-kryebashkiak i Bulqizës, Lefter Alla, që përfundoi në pranga për një tender prej rreth 3 milionë euro, vijon të insistojë në një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspert mjeko-ligjor që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron.

 Alla prej disa kohësh, kërkon të  trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli shtoi avokatja, i rrezikon shëndetin.

Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, thotë Prokuroria e Posaçme, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.

Të fundit