Flash News

E-TJERA

Lefter Alla kërkon të dalë nga qelia, avokati: Nuk është në gjendje për të përballuar burgun

Lefter Alla kërkon të dalë nga qelia, avokati: Nuk

Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla nuk i ka ndalur tentativat e tij, teksa ka depozituar në një tjetër kërkesë në gjykatë për një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në GJKKO, avokati mbrojtës i Allës ka depozituar prova të reja nga ekspertët mjeko ligjorë sa i takon gjendjes shëndetësore të Allës.

Sipas avoatit Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun.

Seanca e radhës nga gjykata u caktua në 29 korrik orën 13:30.

Pak kohë më parë Alla përfundoi në spitalin e burgut për shkak të probleme shëndetësore.

Ai po mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve lidhur me një tender 3 mln euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në Bulqizë.

Të fundit