Flash News

E-TJERA

Lefter Koka humb të vëllanë: Ishte udhërrëfyesi ynë, shtylla ku u mbështetëm

Lefter Koka humb të vëllanë: Ishte udhërrëfyesi

Ish-deputeti Lefter Koka ka humbur vëllain e tij të madh. Lajmin e ka me dije vetë Koka përmes rrjeteve sociale.

Ai bën me dije se i vëllai humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Koka thotë se vëllai ka qenë udhërrëfyesi dhe shtylla ku gjente mbështetje.

Ish-deputeti shkruan se, "Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!"

Të fundit