Flash News

E-TJERA

Lefter Koka kërkon pafajësinë: S’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time

Lefter Koka kërkon pafajësinë: S’i kam borxh askujt ta

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua mbrojtja e personave të arrestuar për “inceneratorin e Elbasanit”, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin Alqi Bllako.

Si Koka edhe Bllako pretendojnë se nuk kanë kryer asnjë shkelje të ligjit.

Koka është shprehur se ai si ministër, sekretari i përgjithshëm dhe komisioni kanë zbatuar me përpikmëri ligjin.

Ai shton se nuk i ka borxh askujt ta paguaj me lirinë e tij. Sipas tij kjo është situatë nga ish-presidenti Meta dhe fallxhorja e tij, që sipas tij duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg.

Mësohet se Koka ka folur për rreth një orë, pasi avokatët mbrojtës kanë mbaruar fjalën e tyre.

Argumentet e Lefter Kokës:

1-Një e vërtetë e thënë përgjysëm është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.

2-Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëm punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri.

3-Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!

4-Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.

5-Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Eshtë një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine.

6-Ky proçes është i manipuluar fund e krye , besoj se e vërteta do të triumfoj.

7-Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.

8-Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë.

9-Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

10- Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë.

11-Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.

Të fundit