Flash News

E-TJERA

Lefter Koka lë mandatin: Rrugëtimin tim ta vijojnë bashkëpunëtorët e mi. I zë vendin ish-oficeri i forcave të armatosura

Lefter Koka lë mandatin: Rrugëtimin tim ta vijojnë

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka është dorëhequr nga mandati i deputetit në Qarkun e Durrësit.

Në një postim në Facebook, Koka shprehet se pas 2 dekadash përgjegjësi, ai ka vendosur që rrugëtimin e tij politik, ta vazhdojnë bashkëpunëtorët që e bënë fitues, teksa thekson se me vendimin e tij është njohur si KQZ ashtu edhe Kuvendi.

“Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!  Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë”, shkruan Koka.

"2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë.

Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t'i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve", shkruan në Facebook, Koka.

Kujtojmë se ky nuk është i vetmi largim në prag të nisjes së legjislaturës së re. Najada Çomo dorëzoi mandatin e saj si deputete në radhët e socialistëve, e ndjekur më vonë nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Më vonë kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj po ashtu u dorëhoq nga posti.

Edhe nga radhët e LSI-së pati largime. Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi ditë më parë se dorëhiqej nga të gjitha funksionet e partisë.

 

 

Të fundit