Flash News

E-TJERA

Lefter Koka sulmon LSI-në: Jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet e para, çerdhja juaj mbyllet në 25 prill

Lefter Koka sulmon LSI-në: Jeni partia e një grusht njerëzish
Lefter Koka

Ish-ministri i LSI-së, Lefter Koka ka reaguar pas akuzave të LSI se ka përfituar 3.3 milionë euro nga incineratori i Elbasanit.

Në një status në rrjetet sociale, Koka sulmon ish partinë e tij duke e cilësuar si të krijuar nga inati e mllefi.

Koka shkruan se ndër vite tregoi se LSI jo vetëm nuk pati program, por ishte partia e një grushti njerëzish të etur për pushtet, etje, para.

“Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë!

Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them.

Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju!

Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni !

Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!”, shkruan ish ministri, aktualisht kandidat i PS për deputet në qarkun e Durrësit, i renditur i pesti.

 

Të fundit