Flash News

E-TJERA

"Fitojmë 3 mandate", Lefter Maliqi: Do kandidoj për LSI-në në Berat, kërkova të jem në fund të listës

"Fitojmë 3 mandate", Lefter Maliqi: Do kandidoj për
Deputeti Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë me dije se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit.

Lajmin e bëri me dije vet Maliqi, ndërsa shton se ka kërkuar të jetë ne fund të listës, numri 7 me qëllim që të tregojë mbështetjen që gëzon në këtë qark.

Ai shpreh bindjen se LSI do të marrë tre mandate në Berat dhe se fitorja e opozitës është e sigurt. Maliqi thekson se do të zhvendoset me kohë të plotë pranë elektoratit në qarkun e Beratit.

"Kam kërkuar që të jem në fund të listës, numri 7, për t’ju dëshmuar të gjithëve, se sa mbështetje gëzoj në qarkun e Beratit. Ky është bast moral dhe publik!

Unë, Lefter Maliqi, rreshtohem krah partisë që ka kërkuar gjithmonë sistem dinjitoz zgjedhor dhe integrimin e vendit ne BE, këtu e shumë vite më parë, në sinkron të plotë me parimin tim dhe dëshiren e Shqiptareve.

Ju garantoj se ekipi i LSI-së në Qarkun e Beratit do fitoj 3 mandate, dhe opozita e bashkuar do të kthehet me fitore", shkruan Maliqi në Facebook.

 

Të fundit