Flash News

E-TJERA

Lefter Maliqi: vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ka prova të mjaftueshme

Lefter Maliqi: vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme,

Deputeti Lefter Maliqi, i cili në 25 prill nuk arriti të sigurojë një mandat tjetër pasi kandidoi në Berat nën siglën e LSI i ka bërë thirrje opozitës të mos i njohë zgjedhjet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi  akuzoi Partinë Socialiste se ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit dhe për këtë sipas tij ka prova të mjaftueshme.

Më datë 26 në mbrëmje, kreu i mafies dhe rilindjes doli i qeshur për të festuar fitoren, duke iu lutur Zotit. Por në fakt fitorja erdhi nga bandat. Kjo qeveri kriminale, në bashkëpunim me bandat, duke përdorur makinat e policisë së shtetit, evidentuan në mënyrë masive me patronazhistët e tyre spiunë, të gjithë mbështetësit, votuesit e LSI dhe synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD dhe të godisnin LSI. Por megjithatë, LSI mbijetoi me 108 mijë vota.

Kemi prova të mjaftueshme, 83 mijë fletë votimi që kanë dalë të pavlefshme duke vendosur kryqe qëllimisht. Këto nuk janë zgjedhje, ky është një krim, këto janë blerje, këtu është mafie. I bëj thirrje Lulzim Bashës të ngrejë popullin, të mos njohin zgjedhjet dhe të të kërkojnë zgjedhje të parakohshme”, tha Maliqi.

 

Të fundit