Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit, analisti: Rama lëpiu atë që pështyu”, për këtë arsye largoi Kokëdhimën nga PS

Legalizimi i kanabisit, analisti: Rama lëpiu atë që

Analisti Genc Burimi komentoi nismën e re të qeverisë lidhur me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

I ftuar në “Top Talk”, Burimi tha se kryeministri Edi Rama po nxitohet për këtë çështje dhe zbuloi se për këtë arsye, ai largoi Koço Kokëdhimën nga partia.

Bashkë me Koço Kokëdhimën ne e mbronim legalizimin e kanabisit nëpër artikuj. Ajo që po bën Edi Rama sot është turp sepse për këtë arsye përzuri Koço Kokëdhimën nga partia. Na merrte për idiotë, për kafshë, për injorantë, për antipatriotë”, u shpreh ai.

Analisti shpjegoi se vendimet e marra tani, kanë qenë mendime të përbashkëta me Kokëdhimën të cilat janë kundërshtuar, ndërsa theksoi se Rama “lëpiu atë që pështyu”.

“Ishin dy pika ku unë edhe Koço kemi qenë të dy në një diapazon totalisht të plotë çështja e legalizimit të kanabisit për arsye farmaceutike sepse ka një treg të madh në Europë, e  dyta ishim bashkë me Koçon kemi qenë kundër reformës në drejtësi të imponuar në kushtetutë. Për këto dy arsyet Rama dështoi”, u shpreh analisti.

Ai tha se legalizimi i kanabisit do të sjellë konkurrencë me vendet perëndimore duke u futur në një treg të madh dhe të ashpër.

 

Të fundit