Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit, Beci: Alarm i madh për Shqipërinë

Legalizimi i kanabisit, Beci: Alarm i madh për Shqipërinë

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci mbrëmjen e sotme ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor në Shqipëri.

I ftuar në studion e emisionin “Open” në News24 ai tha se Shqipëria është një vend burimi për drogat e lehta dhe ka pasur problematika të theksuara me trafikun dhe prodhimin e drogës.

Duke shtuar se ky është një alarm i madh për Shqipërinë, ndërsa tha se kontrolli për kanabisin në vend ka dështuar sepse vetë policia ka qenë bashkëpunëtore.

"Duhet të kuptojmë specifikat e Shqipërisë, e cila është vend burimi për gjithë drogat e lehta dhe ka pasur problematika me trafikun dhe prodhimin e drogës. Vendet e tjera evropiane nuk e kanë në këtë raport problemin me kanabizimin. Në bazë të gjithë statistikave dhe situatës është një alarm shumë i madh sa i përket mënyrës si trafikohet kanabisi. Është një projektligj që ka dy shtylla, kanabisin mjekësor dhe industrial.

Kontrolli për kanabisin ka dështuar sepse vetë policia është bashkëpunëtore me të. Sa i përket mënyrës së kontrollit të shtetit për veprimet e paligjshme duhet të ketë një projektligj të ri. Kanabisi këtu do kultivohet për prodhim mjekësor që do përdoret jashtë. Nuk është përcaktuar që do ndryshojë ndonjë ligj tjetër për substancat e jashtëligjshme. Ky kanabisi do prodhohet në këto 200 hektarë dhe do transportohet jashtë vendit për t’u përpunuar. Nuk do gjendet në farmacitë shqiptare.", tha Beci. 

Të fundit