Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit, Hoxha: Laboratori kushton 5 mln euro, nuk e mbjell dot fermeri, po biznesmeni

Legalizimi i kanabisit, Hoxha: Laboratori kushton 5 mln euro, nuk e mbjell dot

Gazetari Artan Hoxha ka folur për vendimin e qeverisë lidhur me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në News 24, Hoxha tha se një laborator për përpunimin e kanabisit kushton deri në 5 milionë lekë, të ngjashëm posedon një kompani në Maqedoninë e Veriut. Gazetari tregoi se vaji i kanabisit shqiptar shitet në Belgjikë dhe Holandë me shiringa, ku një prej tyre kushton 2 mijë euro.

“Shqiptarët nuk e dinë që këtë lloj kanabisi nuk e mbjellin dot fermerët, por biznesmenët. Nga qeverisja e 2013 për legalizimin e kanabis është folur tre herë dhe është shoqëruar me një bum , është folur për qëllime mjekësore, por kjo nuk ka ndodhur. Në 2020 Rama tha kemi barë gati paketën ligjore dhe do kalohet në parlament dhe nuk kaloi, ndaj edhe doli me këtë teorinë e re. Por kanabisi mjekësor ka kushte rigoroze për t’u kultivuar. Vetëm një në Maqedoni ka arritur të kapë standardin dhe ajo kompani kishte laborator të vetin, laboratori kushton 5 mln euro Këto kompani punojnë ndryshe. Vaji i kanabisit tonë përdoret në Holandë e Belgjikë dhe këta që po e prodhojnë vajin në Shqipëri po e prodhojnë me shiringa, 2 mijë euro është një nga ato. Por sot ne duhet të dekriminalizojë kanabisin rekreativ, ky është halli tjetër. Deri tani e di si ka funksionuar kanabisi, merrej leja te drejtori i policisë”, tha Hoxha.

Të fundit