Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit, ish-ministri skeptik: Kërkesa s’vjen nga shëndetësia, por nga ata që e tymosin. Të bëhet kujdes!

Legalizimi i kanabisit, ish-ministri skeptik: Kërkesa s’vjen nga

Ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka folur për legalizimin e kanabisit mjekësor, duke theksuar se qeveria duhet të bëjë kujdes. Ai shtoi se mënyrat dhe mjetet janë shumë të rëndësishme në rezultatin që do të ketë kjo nismë.

“Jo qëllimi, por mënyra dhe mjetet që përdoren për realizimin e tij, kushtëzojnë rezultatin. Në rastin e kanabisit, ne jemi në një fazë shumë të hershme të një procesi ende të panisur, më të cilin duhet bërë kujdes shumë i madh”, tha ish-ministri.

Lleshaj shtoi se “Personalisht nuk besoj se qëllimet e synuara nga nisma do të mund të realizohen. Së pari, besoj se një vend i vogël si Shqipëria duhet ta orientojë zhvillimin e vet duke u bazuar kryesisht, jo në burimet natyrore të cilat janë gjithsesi të fundme, por në burimet e saj njerëzore, në energjinë krijuese dhe talentet njerëzore, të cilat janë të pashtershme nëse për to kujdeset dikush”.

Ish-ministri u shpreh për “Panorama”, se kërkesa për kanabisin nuk buron nga sektori i shëndetësisë, por për përdorim vetjak.

“Kërkesa më e madhe për kanabisin buron jo nga sektori i shëndetësisë. Duke qenë se kërkesa kryesore vjen jo nga mjekësia, por nga ata që e tymosin atë, dhe në kushtet kur tregtimi për qëllimin e tymosjes është ilegal në shumicën e vendeve, risku që prodhimi i synuar për tregun shëndetësor të përfundojë në tregun kriminal të tymosjes është i pashmangshëm”, deklaroi ai.

 

Të fundit