Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhoma e Tregtisë: Demagogji e vjetër e qeverisë, duhen analiza

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhoma e Tregtisë: Demagogji e

Këshilli Kombëtar, njëfarë konsulte e qeverisë me popullin për të marrë opinione lidhur me vendimet, i referohet qytetarëve edhe për çështjen e legalizimit ose jo të kanabisit mjekësor.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë e sheh këtë si një nismë jo serioze nga qeveria. Kreu i saj, Nikolin Jaka, është shprehur në një intervistë për Vizion Plus se kjo është një demagogji e vjetër, të cilën qeveria duhej ta kishte analizuar fillimisht para se ta rikthente si ide.

“Mendojmë se çdo industri që funksionon me rregulla të qarta dhe që shërben si një nxitje për të gjeneruar më shumë fitime, duhet të jetë prezente në ekonominë tonë. Por qeveria duhet të ishte më serioze në prezantimin e kësaj nisme, duke e shoqëruar me një analizë konkrete”, u shpreh Jaka.

Jaka thekson se qeveria duhej të kishte parë dhe analizuar paraprakisht gabimet ose përfitimet që vende të tjera në botë, kanë parë pas legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

“Ne, nuk e dimë cila është kostoja dhe leverdia e një nisme të tillë dhe një qeveri që është në mandatin e saj të tretë, nuk mund të rikthejë një ide të tillë pa patur një vlerësim të nevojave të vendit dhe të prezantojë prespektivën se ku duhet ta çojë këtë industri në vend. Vetëm një analizë të tillë do ta bënte qeverinë serioze në këtë ide”, tha kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë.

Të fundit