Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit mjekësor, mjeku i QSUT sqaron për cilat sëmundje përdoret

Legalizimi i kanabisit mjekësor, mjeku i QSUT sqaron për cilat

Shefi i repartit të toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri ka dhënë më shumë detaje mbi përdorimin e kanabisit mjekësor.

Duke folur në emisionin “Opinion”, mjeku sqaron se  kanabisi në mjekësi ka përdorim të kufizuar.

Sipas tij, kanabisi përdoret në disa sëmundje, por shtoi tha se në Shqipëri janë disa raste sporadike të individëve që e përdorin në nisma individuale.

“Për kemioterapinë përdoret si terapi shtesë për të vjellat. Përdoret si alternativë kundër dhimbjeve, tek të rriturit që kanë dhimbje kronike dhe referimet janë që ka rezultate të kënaqshme. Përdoret në disa lloje kanceresh.

Përdoret tek pacientet më HIV AIDS për stimulimin e oreksit. Në Gjermani në 2011 është përdorur tek pacientët me sklerozë multiple. Për Shqipërinë janë raste sporadike, të familjarëve që gugllojnë dhe e përdorin”, tha mjeku.

Të fundit