Flash News

E-TJERA

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Preçi: Tjetër koncesion për palët e interesuara

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Preçi: Tjetër koncesion

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komentoi projektligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Preçi tha në A2 CNN, se e sheh projektligjin më shumë se një eksperimet dhe një koncesion për palët e interesuara. Preçi shtoi se vendet që e legalizojnë nisen nga kushtet klimatike, teknologjia dhe konsumatorët, por nuk e di se çfarë kërkon të arrijë qeveria shqiptare.

“Kjo është një temë që diskutohet prej vitesh. Ishte një nismë e zotit Kokëdhima që u hodh poshtë. A është një vend Shqipëria që përfiton. Nuk jam kundër eksperimenteve, por e shoh këtë pr/ligj një eksperiment më shumë. Në periudhën e komunizmit fëmijëve iu jepnin vaj hashashi për t’i vënë në gjumë. Nuk e kuptoj çfarë duam të arrimë. Ato vende që e kanë legale nisen nga kushtet klimatike, nga teknologjia, nga numri i konsumatorëve. Asnjë provë nuk tregon për vlerat kurative të kanabisit. E shoh si një koncesion për palët e interesuara”, tha Preçi.

Të fundit