Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Legalizimi i kanabisit, VOA: Dyshime mbi mundësinë e kontrollit të autoriteteve mbi këtë proces

Shqipëria legalizon së shpejti kultivimin dhe përdorimin e cannabis sativa për arsye mjekësore
Në Tiranë, autoritetet pohuan se do të legalizojnë canabisin për përdorim mjekësor, si dhe kultivimin e tij për të rritur ekonominë. Kryeministri Edi Rama i bëri këto komente sot gjatë publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, një anketim masiv i popullatës. Ekspertë të pavarur u shprehën skeptikë mbi sigurinë e këtij procesi, ndërsa Shqipëria njihet si vend burimi i narkotikëve dhe vitin e kaluar regjistroi shifra në rritje të kultivimit të marihuanës.
Shqipëria pritet të lejojë shumë shpejt kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të cannabis sativa për arsye mjekësore, pa legalizuar përdorimin vetjak. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në përfundim të Këshillimit të parë Kombëtar, një anketim masiv që qeveria ndërmori për 3 muaj përmes postës dhe internetit.
Mbi 60 për qind të qytetarëve të anketuar vullnetarisht dhe anonim janë shprehur pozitivisht për pyetjen e qeverisë, kundrejt 30 për qind që janë shprehur negativisht. Kryeministri Rama tha para mediave sot se kjo do të bëhet shumë shpejt.
“Do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. S’ka dilemë për këtë. Atë çfarë kanë thënë qytetarët, ajo do të bëhet. Nuk diskutohet” - deklaroi zoti Rama.
Ndonëse mbetet ende e paqartë se si do të realizohet, dilemat lidhen me mundësinë e kontrollit të autoriteteve mbi këtë proces. Shqipëria vijon të konsiderohet një vend burimi i kanabisit.
Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar këtë veprimtari kriminale, edhe vitin e kaluar kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje. Sipas të dhënave të Guardia di Finanza-s italiane, gjatë vrojtimit nga ajri, ishin identifikuar mbi 37 hektarë të dyshuar se janë përdorur për të kultivuar cannabis sativa, sipërfaqja më e madhe që pas vitit 2016.
Vëzhgues të pavarur shprehen skeptikë për këtë nismë të qeverisë, duke përmendur mungesat e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, zbatimit dhe mbizotërimit të ligjit Eksperti i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi, thotë se Qeveria dhe shumica socialiste kanë 2-3 vjet që e diskutojnë këtë temë. E reja këtu është mënyra e veçantë e legjitimimit të kësaj nisme përmes një anketimi apo Këshillimi Kombëtar, duke marrë pëlqimin e publikut.
Pikëpyetjet nuk janë të natyrës ekonomike, të tregut dhe kërkesës, por çështja ka të bëjë me sigurinë e procesit, se si do të garantohet që pjesa e ligjshme të mos përzihet me pjesën e paligjshme, modalitetet si do të ndahen këto dy pjesë, dhe më tej, prodhimi, magazinimi dhe transporti sa do të jenë të sigurta. Një gjykim i saktë mund të jepet atëherë kur qeveria të publikojë projektin e parë zyrtar të nismës së saj, për të parë si është menduar që kjo mundësi ekonomike të mos shndërrohet në të kundërt në një problem sigurie, sepse ekonomia dhe siguria janë të lidhura ngushtë, por deri është një proces me shumë të panjohura.
“Janë aktorë si krimi i organizuar, problemi që ky legalizim shkakton tek korrupsioni etj. Ne nuk e dimë ende cilat janë vlerat, cilët janë treguesit ekonomikë, që synon qeveria të realizojë përmes kësaj: Cili është numri i vendeve të punës? Sipërfaqet që do të dedikohen? Ka një seri politikash që duhen harmonizuar. Për shkak të luftës në Ukrainë po diskutohet që sipërfaqet e tokës të mbillen me grurë, për të harmonizuar autosuficencën e furnizimit me ushqime, apo duhet që këto sipërfaqe t’i favorizojmë për të mbjellë cannabis, i cili do na sjellë disa të ardhura më shumë dhe me këto para në dorë ne do të blejmë drithë. Mungojnë shumë të dhëna dhe së pari mungon drafti i qeverisë” - thotë zoti Dyrmishi.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama komentoi sot edhe mbështetjen që sipas tij mori nga publiku përmes Këshillimit Kombëtar nisma e Ballkanit të Hapur, një proces që ai shprehu sërish vendosmërinë për të ecur përpara. Në anketën e Këshillimit Kombëtar afro 60 për qind e qytetarëve janë shprehur pozitivisht se nisma është në interes të Shqipërisë, afro 26 për qind pohuan se ajo i sjell përfitime vendit, dhe 15 për qind thanë se nuk e dinin.
Open Balkan është një nismë ndaj të cilës ka patur pikëpyetje të shumta. Gjysma e vendeve të rajonit kanë refuzuar deri tani të bëhen pjesë e saj. Kosova e ka kundërshtuar hapur që në fillim, duke vënë theksin te roli i Serbisë në rajon.
Së fundmi sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se “në momentin që Serbia heq dorë nga tendencat destabilizuese ndaj rajonit, në momentin që Serbia e njeh Kosovën si realitet i pakthyeshëm, si realitet që po ecë përpara dhe assesi nuk do të kthehet prapa, atëherë dikush mund ta marrë seriozisht deklaratën e (Aleksandër) Vuçiçit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, - tha presidentja Osmani.
Pikëpyetjet mbi këtë nismë u shtuan më tej pasi Serbia doli kundër qëndrimit të BE-së ndaj Rusisë, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
“Ballkani i hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë, nuk jam udhëheqës i Kosovës dhe nuk dua t’i jap as mend dhe as këshilla të pakërkuara udhëheqësve në Kosovë. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve” - tha zoti Rama.
Në Këshillimin Kombëtar një mbështetje të gjerë duket se ka marrë nga anketimi masiv edhe ideja e një amnistie të plotë për depozitimet e parave të emigrantëve shqiptarë në atdheun e tyre dhe mundësinë që ato të investohen në vendlindje.
Shqipëria po ashtu do të kërkojë të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nëse në mbledhjen e radhës të Këshillit Europian në qershor nuk do të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë në BE. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38