Flash News

E-TJERA

Legalizonte objekte kundrejt parave, GJKKO cakton 1 vit e 6 muaj burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit

Legalizonte objekte kundrejt parave, GJKKO cakton 1 vit e 6 muaj burg për

Gjykata e Posaçme ka caktuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-kreun e Kadastrës në qytetin e Beratit Ervin Nelaj.

Më herët SPAK, kërkoi që Nelaj të dënohej me 3 vite burgim. Pas hetimeve të cilat zgjatën 9 muaj, Prokuroria e Posaçme konstatoi fakte e prova sipas të cilave Nelaj në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së bashku me punonjës të tjerë të administratës, kanë kryer veprën penale të korrupsionit.

Nelaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë legalizuar objekte informale dhe regjistruar titujt e pronësisë në këmbim të shumave monetare. Ish-kreu i Kadastrës së Beratit Ervin Nelaj u arrestua në fillim të këtij viti.

Të fundit