Flash News

E-TJERA

Legalizuan si private qendrën shëndetësore, arrestohen 5 zyrtarë të Kastrës në Tiranë

Legalizuan si private qendrën shëndetësore, arrestohen 5

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 6 urdhër-arreste, pesë prej të cilëve për zyrtarë dhe ish-punonjës të Kadastrës së kryeqytetit.

Ata akuzohen se në kundërshtim me ligjin lejuan legalizimin si private qendrën shëndetësore në Petrelë.

“Prokuroria Tiranës ka lëshuar 6 urdhër arreste prej tyre ndaj 5 punonjësve apo ish punonjës të Kadastrës së Kryeqytetit. Janë ekzekutuar masat ku pasi në kundërshtim me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit të legalizimit.

Pas hetimeve të kryera është konstatuar skema e falsifikimit të përdorur dhe të pranuar nga punonjësit shtetërorë.

Shtetasi H.S ka arritur të privazojë Qendrën Shëndetësore fale veprimeve të punonjësve emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Hajdar Sula, Klediol Bilo, Petro Fusha, Ergys Halili, Leonard Grabova, Adrian Duro.

 

Të fundit