Flash News

E-TJERA

Lejuan kalimin e kamionit me d*ogë, pezullohet nga detyra dy efektivë të pikës kufitare të Hanit të Hotit

Lejuan kalimin e kamionit me d*ogë, pezullohet nga detyra dy efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie, të cilët dyshohen se lejuan kalimin e një kamioni të ngarkuar me lëndë narkotike drejt Malit të Zi.

Më 5 shtator 2025, një kamion me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi kishte kryer procedurat e daljes nga territori shqiptar, u ndalua nga policia malazeze.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 114 pako PVC që përmbanin 131.7 kilogramë lëndë bimore të ngjashme me marihuanën.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 05.09.2025, ku një kamion me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë, është ndaluar nga policia malazeze. Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike marihuanë, me peshë bruto 131.7 kg”, thuhet në njoftim e AMP.

Të fundit