Flash News

E-TJERA

Lejuan kalimin e kamionit me kanabis drejt Malit të Zi, AMP pezullon tre policë

Lejuan kalimin e kamionit me kanabis drejt Malit të Zi, AMP pezullon tre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për katër zyrtarë të dyshuar për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë tre punonjës policie dhe një doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”, konkretisht:

L. Ç., punonjës policie
F. H., punonjës policie
T. M., punonjës policie
S. E., doganier
Arrestimet lidhen me një ngjarje të ndodhur më 17 shtator 2023, kur një kamion me targa shqiptare, pasi kishte kaluar procedurat doganore në Shqipëri, u ndalua në Pikën Kufitare “Bozaj” në Mal të Zi. Autoritetet malazeze zbuluan në mjet një sasi prej 442.084 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sativa.

Sipas AMP, hetimet disa mujore për këtë çështje janë zhvilluar me metoda speciale dhe kanë zbuluar shkelje të rënda të ligjit dhe procedurave standarde nga zyrtarët në fjalë.

Procedimi penal për këtë rast është regjistruar në vitin 2023, ndërsa ndalimet e sotme shënojnë një hap të rëndësishëm në luftën kundër shpërdorimit të detyrës dhe trafikut të narkotikëve përmes pikave kufitare.

Të fundit