Flash News

E-TJERA

Lejuan kalimin në kufi të personave të depërtuar, dërgohen në gjyq 8 policë kufitarë dhe një pronar agjencie

Lejuan kalimin në kufi të personave të depërtuar,

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim nëntë persona, mes tyre tetë punonjës të policisë kufitare dhe një pronar agjencie turistike, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Aeroportin e Rinasit.

Sipas hetimeve, punonjësit e policisë lejonin kalimin e paligjshëm të shtetasve, përfshirë persona të deportuar nga vendet e BE-së dhe të mitur pa prokurën e prindërve, kundrejt pagesave që varionin nga 50 deri në 500 euro.

Si funksiononte skema korruptive?
Hetimet zbuluan se gjithçka nisi pas zbërthimit të celularit të shtetasit E.S., pronar i agjencisë turistike "Bus Albania", i cili kishte krijuar lidhje me punonjësin e policisë B.T., duke siguruar kalimin e personave me probleme ligjore. Ky i fundit, nëse nuk ishte në shërbim, ia delegonte "punën" kolegëve të tij.

Në total, vetëm në periudhën prill 2023 – mars 2024, janë lejuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme 55 shtetas me shkelje të ligjit dhe 10 të mitur pa dokumentacion të rregullt.

Të pandehurit në gjyq
Pas hetimeve, Prokuroria ka dërguar për gjykim:

E.S. për "Korrupsion aktiv";
B.T., punonjës i policisë kufitare, për "Korrupsion pasiv" dhe "Shpërdorim detyre";
S.Xh., E.M., A.D., Y.P., R.Sh., E.A. dhe A.H., inspektorë kufitarë, për "Shpërdorim detyre".

Të fundit