Flash News

E-TJERA

Lejuan kultivim narkotikësh/ SHÇBA procedon 6 punonjës policie në Vlorë, çfarë vendosi Gjykata

Lejuan kultivim narkotikësh/ SHÇBA procedon 6 punonjës policie
Drejtoria e Policisë, qarku Vlorë

Gjashtë punonjës së Policisë së Vlorës janë proceduar, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke lejuar kultivim narkotikësh.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bëri me dije se Policia e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike organizuan dhe finalizuan sot operacionin policor.

Ndaj dy prej efektivëve, përkatësisht D.F., 56 vjeç dhe I.J., 39 vjeç, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj të tjerëve përveç shkarkimit nga detyra është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

"Punonjësit e policisë së proceduar janë:

• D.F., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;

• I.J., 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;

• A.T., 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

• A.V., 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

• I.K., 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues "Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore";

• A.Ll., 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal"

 

Të fundit