Flash News

E-TJERA

Lejuan kultivimin e kan*bisit, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë

Lejuan kultivimin e kan*bisit, pezullohen nga detyra 4 policë në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për 4 punonjës policie të Kavajës me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me mosveprimet e tyre në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të pezulluarit janë:

-Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe aktualisht në të njëjtën pozicion në Komisariatin e Divjakës;

-Nënkomisar Edlir Kazazi, Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;

-Inspektor Rosario Çollaku, në kohën e ngjarjes Nën/Specialist i Policimit në Komunitet në Kavajë dhe aktualisht pjesë e Shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban;

-Nënkomisar Saimir Kazazi, Specialist dhe Koordinator për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Sipas hetimeve të AMP-së, punonjësit e pezulluar nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e mbulimit të tyre, çka çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 550 bimëve narkotike, të mbjella në territorin që ata ishin të ngarkuar të monitoronin.

Të fundit