Flash News

E-TJERA

Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë, mes tyre shefi i Komisariatit në Tiranë

Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë, mes tyre
Foto Ilustruese

Janë pezulluar nga detyra 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Është pezulluar shefi i Komisariatit Bujar Mehmeti,shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, inspektori i krimeve Alban Rama dhe Nazmi Kareci me detyrë specialist.

Bëhet fjalë për pallatet dhe katet e identifikuara nga autoritetet si të ndërtuara pa leje. Dyshohet se zyrtarët kishin informacione se disa objekte në zonën e Farkës dhe Liqenit të Thatë ishin ndërtuar pa marrë lejen e autoriteteve përkatëse.

Lëvizja e fundit vjen pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetim për ndërtesat pa leje. Ishte kryeministri Edi Rama i cili deklaroi disa ditë më parë se ka polica dhe shefa të cilët janë përfshirë në në ndërtimet pa leje.

Të fundit