Flash News

E-TJERA

Lejuan ndërtimet pa leje, procedohet kryeinspektori i IMT-së Dibër dhe 3 inspektorë

Lejuan ndërtimet pa leje, procedohet kryeinspektori i IMT-së

Kryeinspektoi i IMT-së së Dibrës dhe tre punonjës së tjerë të këtij institucioni janë proceduar penalisht, pasi kanë lejuar qytetarët që të ndërtojnë pa leje.

Policia njofton se procedimi nisi, pasi dyshohet kryeinspektori dhe inspektorët e tjerë kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Duke mos kryer detyrat e tyre për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit, ata kanë lejuar qytetarët që të realizonin ndërtime pa leje.

Të proceduarit janë:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Të fundit