Flash News

E-TJERA

Lejuan ndërtimin pa leje të një objekti në Patok, arrestohen kreu i IMT në Kurbin dhe ish-kreu i IKMT Lezhë

Lejuan ndërtimin pa leje të një objekti në Patok, arrestohen

Policia e Lezhës  ka ekzekutuar masën e sigurisë 5 persona për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas një hetimi për një objerkt të ndërtuar pa leje në Patok të Kurbinit.

Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin. Ndërkohë, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin Flor Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë, iishin dënuar me arrest me burg.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra dhe tre inpektorët e IMT-së, pranë Bashkisë së Kurbinit, shtetasit: R. I., 38 vjeç; Sh. P., 57 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të tre banues në Milot.

Njoftimi/ DVP Lezhë

Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në  bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:              

-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit J. M., 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;    

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;   

-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit: 

R. I., 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

Sh. P., 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

A. P., 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga  Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit