Një i ri është arrestuar pasi, ka tentuar të korruptojë një efektive të policisë rrugore.
I riu që tenton t’i japë punonjëses së policisë 1000 lekë rryshfet, por por prangoset menjëherë.“Sot në datë 03.04.2024 është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç.
"I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, njofton policia.