Flash News

E-TJERA

“Lekët i nxjerr unë”, zbardhet audiopërgjimi i nënë e bir që grabitën ish-zyrtaren

“Lekët i nxjerr unë”, zbardhet audiopërgjimi i

Është zbardhur audiopërgjimi mes Rozeta dhe Havier Dobit në dhomën e izolimit.

Nënë e bir kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër teksa i referohen dëshmive që kanë dhënë për njëri-tjetrin lidhur me ngjarjen, por edhe parave të tjera që mbanin fshehur.

Deklarata e Havier Dobit për paratë coi në një kontroll të dytë në banesën e Dobit.

Pjesë nga audiopërgjimi:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?

Nëna: Asgjë, do rri unë këtu. (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë. (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Rozeta ka kritikuar Havierin se pse ka tërhequr shumë para, ndërsa Havieri i ka thënë se ka marrë vetëm 50 mijë euro.

Të fundit