Flash News

E-TJERA

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë mes Lushnjë dhe Elbasan, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.

Lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda dhe kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës qendrore, të cilët kanë dalë jashtë banesave nga frika. Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Të fundit