Flash News

E-TJERA

Lela: Alibeajt i pëlqen protagonizmi! Nuk mbështesin Berishën se s'duan të prishin 'fijet' me pushtetin

Lela: Alibeajt i pëlqen protagonizmi! Nuk mbështesin Berishën se

Gazetari dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela komentoi situatën në Partinë Demokratike dhe negociatat mes palëve për Presidentin e ri.

Në një lidhje me Skype në Syri tv, Lela deklaroi se një pjesë e deputetëve të PD, që nuk mbështesin Berishën, kanë frikën e presionit nga segmente të ndryshme politike ndërsa një pjesë mund të kenë fije të lidhura me njerëzit në pushtet.

"Në fillim kur non grata e zotit Berisha u bë publike, në muajt e parë, kishte deputetë demokratë që kanë pranuar se kanë pasur presion nga të huajt, mbase disa kanë sërish. Po e bazoj këtë në ngjarjet e dëgjuara më parë, nuk di diçka konkrete.”-tha Lela.

Për Enkelejd Alibeajn i cili tha se mund të takohej me Taulant Ballën sa herë ky i fundit të dëshironte, Lela u shpreh se njerëzve u pëlqen kur u vjen koha e protagonizmit të madh.
"Ka një mister kjo, të lëvizurit e fijeve politike. Alibeaj mendon se është në orën e lëvizjes së fijeve. Grupi Alibeajt duhet të pyesi veten se çfarë përfituan nga e gjitha kjo?"-shpreh Lela.

Të fundit